Para pak ditësh u arrit marrëveshja dhe tanimë gjithçka është zyrtare. “Tulipani” holandez, Tijjani Reijnders është lojtari më i ri i “kuqezinjve” të Milan, i cili njëkohësisht është transferimi i pestë këtë sezon pas Sportiello, Luka Romero, Loftus-Cheek e Christian Pulisic.
Holandezët e AZ Alkmaar kanë pranuar ofertën e italianëve prej 20 milionë eurosh plus bonuse, ndërsa përsa i përket kontratës personale, mesfushori 24-vjeçar ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 1.7 milionë euro në sezon.
Ndërkaq, kujtojmë se Reijnders zhvilloi paraqitje fantastike sezonin e shkuar, teksa në 54 përballjet e zhvilluara në të gjitha kompeticioniet arriti të shënojë plot 7 gola, si dhe të dhurojë 12 asistime. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
? Reijnders is Rossonero 1️⃣4️⃣#ACMQuest #SempreMilan @T_Reijnders pic.twitter.com/bwjfIKXppr
— AC Milan (@acmilan) July 19, 2023