Gjithçka zyrtare, Kombëtarja U-17 dy miqësore ndaj Kosovës në muajin tetor

schedule20:16 - 2 Tetor, 2023

schedule 20:16 - 2 Tetor, 2023

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin tetor. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari do të masin forcat për herë të fundit përpara kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë me bashkëmoshatarët e përfaqësueses së Kosovës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy testeve miqësore në datat 14 dhe 16 tetor në vendin tonë, përkatësisht në stadiumin “Kukës Arena”.

Ndeshja e parë e kuqezinjve është planifikuar të luhet më 14 tetor në orën 14:00, teksa përballja e dytë që do të zhvillohet dy ditë më pas po në stadiumin “Kukës Arena”, është planifikuar të nisë në orën 11:00.

Këto dy ndeshje janë shumë të vlefshme për ekipin kombëtar U-17 dhe stafin e kuqezinjve për të testuar e për t’u dhënë mundësinë lojtarëve të grumbulluar të tregojnë cilësitë e tyre, për të vendosur më tej për grupin e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023/2024 për këtë grupmoshë.

Kombëtarja shqiptare është shortuar në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi. Të gjitha ndeshjet e Grupit 5 të kualifikuesve të Europianit U-17 do të luhen në Portugalii në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!