Gjithçka zyrtare, Juventus siguron shërbimet e portierit “më të mirë” të Serie A

schedule13:36 - 6 Korrik, 2024

schedule 13:36 - 6 Korrik, 2024

Prej shtatë sezonesh tashmë ruan me përsosmëri portën e “Bardhezinjve” të Juventus. “Gardiani” polak, Wojiciech Szczesny tashmë ka edhe një vit kontratë të mbetur, në “Allianz Stadium” dhe mesa duket “Zonja e Vjetër” kërkon freski mes shtylla, teksa ka përcaktuar menjëherë objektivin, që kërkon të arrijë në merkaton e verës, 27-vjeçarin, Michele Di Gregorio dhe mesa objektivi është arritur.

Di Gregorio është zyrtarisht lojtari më i ri i “Bardhezinjve” të Juventus, duke u bërë kështu lojtari i tretë i transferuar për këtë merkato veres, pas dyshes së mesfushës, Douglas Luiz e Khephren Thuram, me këtë të fundit, që është shumë pranë tranferimit, por ende nuk ka zhvilluar testet mjekësore, për të firmosur më pas kontratën me rekordmenët e Italisë.

Për kartonin e tij, Juventus ka paguar fillimisht shifrën e 4.5 milionë eurove, me “shtatlartin” italian, që do të jetë në huazim deri në fund të sezonit, në “Allianz Stadium”, kohë kur “Zonja e Vjetër” do të vendosë përfundimisht nëse do të paguajë 13.5 milionët e nevojshme për ta mbajtur 27-vjeçarin, në Torino, apo do ta lërë të rikthehet te Monza.

Ndërkaq, kujtojmë se Di Gregorio pritet të jetë një forcim goxha i madh në portën e “Bardhezinjve”, pasi sezonin që sapo lamë pas, “ylli” italian u shpall porteri më i mirë i Serie A, duke “parakaluar” në renditje emra të mëdhenj, si Wojiciech Szczesny, Yann Sommer, Mike Maignan apo Alex Meret. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!