Gjithçka zyrtare, ish-kapiteni i Hollandës emërohet trajneri i ri i Besiktas

schedule20:36 - 5 Qershor, 2024

schedule 20:36 - 5 Qershor, 2024

Aventura e Fernando Santos, në krye të “Shqiponjave të Zeza” të Stambollit zgjati shumë pak dhe me përfundimin e këstij sezoni, skuadra e Besiktas ka zgjedhur edhe strategun e ri të pankinës, me fituesit e Kupës së Turqisë, që kanë zyrtarizuar holandezin Giovanni van Bronckhorst, si timonierin e ri të skuadrës.

Tekniku 49-vjeçar nga Roterdami ka firmosur pasditen e kësaj të mërkure një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit, me “Bardhezinjtë” nga Stambolli, pjesë e të cilëve janë edhe “Legjionari” i Kombëtares, Ernest Muçi, si dhe “fantazisti” i “Dardanëve”, Milot Rashica.

Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë karrierës së tij, Van Bronckhorst ka drejtuar në holandezët e Feyenoord, kinezët e Guangzhou City, si dhe skocezët e Rangers. Me “tulipanët” e Holandës fitoi titullin kampion, dy herë Kupën e Holandës, si dhe dy herë Superkupën, ndërsa te Rangers fitoi Kupën e Skocisë dhe mbërriti në finalen e Europa League në vitin 2022, finale e cila u fitua nga gjermanët e Eintracht Frankfurt. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!