Gjithçka zyrtare, Inter i “dhuron” Lautaros shiritin e kapitenit

schedule17:36 - 26 Korrik, 2023

schedule 17:36 - 26 Korrik, 2023

Përveç “boshllëkut” në portën “zikaltër”, largimi i portierit Samir Handanovic e më pas mesfushorit Marcelo Brozovic lanë skuadrën e Inter pa një kapiten për sezonin e ri, mirëpo duket se tashmë klubi e ka bërë zgjidhjen e tij dhe ditën e sotme e ka prezantuar me tifozët.

Si “lider” në fushën e blertë, klubi ka zgjedhur “bomberin” argjentinas, Lautaro Martinez, i cili që prej ardhjes së tij në vitin 2018 është kthyer në një figurë tepër të dashur të skuadrës, si dhe refuzoi milionat arabe gjatë kësaj vere për të mbajtur veshur ngjyrat “zikaltër”.

Në “garën” për shiritin e kapitenit, Lautaro “mundi” shokun e tij të skuadërs, dhe ai një ndër më të mirët, “yllin” e mesfushës, Nicolo Barella, me këtë të fundit që pritet të jetë zv/kapiteni i ekipit, në mungesë të argjentinasit. /i.m /abcnews.al