Arabia Suadite po krijon një “revolucion” të vërtetë në futbollin evropian, teksa klubet vendase janë duke shkuar pas çdo lojtari me emër në Evropë, vetëm e vetëm për të ngritur nivelin e kampionatit të tyre dhe duket se nuk kanë të ndalur.
Pas shumë emrave të mëdhenj, tanimë në drejt klubit të Al-Ittihad, vjen dhe braziliani i mesfushës së Liverpool, Fabinho, për të cilin paguan plot 47 milionë euro, si dhe i ofruan një kontratë 3-vjeçare.
Tek Al-Ittihad, Fabinho pritet nga lojtarë me emër si Karim Benzema dhe N’Golo Kante, ndërsa në krahun tjetër, në rast largimi të braziliani drejt sauditëve, Liverpool duhet të transferojë patjetër dhe një mesfushor, ku emri më i përfolur është ai i talentit belg të Southampton, Romeo Lavia. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit arab:
اهلاً فابينهو في معقل النمور ? #صيفية_العميد pic.twitter.com/YazXO62Gxq
— نادي الاتحاد السعودي (@ittihad) July 31, 2023