Gjithçka zyrtare, Erbim Fagu merr në dorë “frerët” e “Bardhebluve”

schedule11:36 - 20 Shkurt, 2024

schedule 11:36 - 20 Shkurt, 2024

Tashmë gjithçka është zyrtare. Pas shkarkimit të Julian Ahmatajt, nga stoli i rekordmenëve të Superiores, bordi i këtyre të fundit ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, teksa në krye të pankinës së “Bardhebluve” të Tiranës vjen një emër jo pak i njohur për 26 herë kampionët e Shqipërisë, siç është edhe ish-mbrojtësi, Erbim Fagu.

Ish-ndihmës trajneri i teknikut, Orges Shehi, në sezonin e titullit të fundit kampion, 2021-2022, si dhe ish-tekniku i Tiranës U21, 36-vjeçari nis “aventurën” te skuadra e tij e zemrës, pas dëshimeve të radhës, të teknikut, Julian Ahmataj, teksa më herët në karrierën e tij ka udhëhequr skuadër e DWS Amsterdam, klub i cili militon, në ligat e ulëta, të futbollit në Holandë.

Njoftimi për zytarizimin e Fagut në paknikën e “Bardhebluve” erdhi nga bordi i këtyre të fundit, të cilët me anë të një postimi të shpërndarë në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale kanë prezantuar për të gjithë tifozët e kryeqytetasve emrin e strategut të ri, i cili do të jetë i treti për këtë sezon, pas Orges Shehit e Julian Ahmatajt. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë i klubit:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!