Prej disa javësh në media qarkullon lajmi se “bomberi” boshnjak i Inter, Edin Dzeko do të transferohet te “gjigandët” turq të Fenerbahçe dhe ditën e sotme ka ardhur dhe zyrtarizimi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi turk ka bërë të ditur nënshkrimin me ish-qendërsulmuesin e Wolfsburg, Manchester City e Roma, ndërkaq janë mësuar dhe detajet e kontratës, me 37-vjeçarin, që do të përfitojë 4.2 milionë euro në vit, për 2 vitet e ardhshme. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
?#CEKOinTown pic.twitter.com/8TcdlzMdNz
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) June 22, 2023