Tashmë gjithçka është zyrtare, “fantazisti” nigerian, Samuel Chukwueze është forca më e re në sulmin e “kuqezinjve” të Milan, teksa pas arritjes së marrëveshjes me “nëndetëset e verdha” të Villarreal, 24-vjeçari ka nënshkruar ditën e sotme kontratën me klubin e tij të ri.
“Fantazisti” i repartit ofensiv ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, me “djajtë” e Milanos, teksa do të mbajë në shpinë fanellën me numrin 21. Përsa i përket negociatave me klubeve, Milan derdhi në arkat e spanjollëve, plot 28 milionë euro, të ndarë në “paketën” 20 milionë euro bazë plus 8 milionë të tjera bonus.
Ndërkaq, kujtojmë se Chukwueze është larguar nga Villarreal, pas 207 ndeshjes me fanellën e “nëndetëseve të verdha”, teksa ka arritur të shënojë 37 gola, si dhe të dhurojë 31 asistime për shokët e tij të skuadrës. Nigeriani ka arritur gjithashtu të fitojë dhe 1 trofe me spanjollët, atë të Europa League, në finalen e sezonit 2020-2021, ndaj Manchester United. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
✍️ It’s official: Samuel is Rossonero! ??⚫ #ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/4Uqhf6i3Ac
— AC Milan (@acmilan) July 27, 2023