Dita-ditës pritej, që Carlo Ancelotti të shpallej trajneri më i ri i Kombëtares braziliane, mirëpo gjithçka ka marrë një kthesë të papritur dhe tashëm “strategu” italian i pankinës do të vazhdojë karrierën e atij, aty ku është, te “Galaktikët” e Real Madrid, me rinovimin, që ka ardhur mesditën e kësaj të premteje.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i “Los Blancos”, me këta të fundit, që i kanë njoftuar tifozët e tyre, me anë deklarate për mediat të shpërndarë, në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale.
Që prej muajit janari, Ancelotti kishte një ofertë nga Kombëtarja e Brazilit, mirëpo, pasi fitoi Superkupën e Europës, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit sezonin e kaluar, klubi i rinovoi kontratën deri në verën e vitit 2026. /i.m /abcnews.al