Ndodhi ajo çka pritej. Tekniku italian, Massimiliano Allegri e ka mbyllur në mënyrën të shëmtuar epokën e tij të dytë te Juventus, me strategun nga Livorno, që u rikthye te “Zonja e Vjetër”, në vitin 2021 largohet nga drejtimi i skuadrës dy ndeshje para fundit të kampionatit.
E gjitha kjo vjen si pasojë e ndodhive në finalen e Kupës së Italisë, ku Allegri u kap me të gjithë duke sulmuar në distancë edhe drejtorin Giuntoli, teksa vetëm dy ditë pas kësaj sfide, klubi komunikoi se sjellja e 56-vjeçarit nuk përçon vlerat e shoqërisë torineze, duke mbyllur gjithçka me shkarkimin e trajnerit.
Tashmë, pritet që në këtë fund të sezonit skuadra më e titulluar në futbollin italian të drejtohet nga ish-futbollisti, Paulo Montero ndërsa për sezonin e ardhshëm drejtuesit po punojnë që të firmosin me një ish-rivalin e tyre, teknikun Thiago Motta. /i.m /abcnews.al