Gjithçka që duhet të konsumoni për të mbajtur larg viruset

10:15 | 26/02/202010:150

Ilaçet mund të të ndihmojnë kur je i ftohur ose kur ke dhimbje koke që nuk pushon, por gjendja e mirë dhe shëndeti i çdo dite nuk nis në farmaci. Një sistem i fortë imunitar nis në kuzhinë, që është lajm i mirë, sepse ushqimet e pasura me vitamina si ananasi, kapërcehen më lehtë sesa shurupi i kollës.

“Çfarë ha, mund të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në aparatin tretës dhe balancën e zorrëve, që është vërtetuar që ndikon shëndetin nga ai mendor te sistemi imunitar”,- thotë Sophie Manolas, nutricioniste klinike dhe autore e The Essential Edible Pharmacy.

Çfarë është një nutricionist klinik?

Është profesionist i certifikuar që punon me mjekët për të ndihmuar pacientët të përmirësojnë shëndetin, nëpërmjet dietës dhe ndryshimeve të stilit të jetës. Edhe pse ka raste kur trupi ka nevojë për antibiotikë apo ilaçe të tjera të rekomanduara me recetë, ushqimet mund të ndihmojnë. Madje edhe perimet që gjenden lehtë, si lakra apo sallata, të mbushura me vitaminë C. “E bukura e këtyre ushqyesve që ndodhen në perimet e zakonshme, është që shpesh punojnë në grup për të dhënë një efekt të shumëfishtë në trup”.

Gjendje të ndryshme shëndetësore, mund të kenë nevojë për ushqime specifike, por frutat dhe perimet me shumë vitamina janë gjithmonë të rekomanduara. Për një program më të detajuar ushqimor për t’u ndjerë më mirë pa përdorur ilaçe, ndiq udhëzimet e Manolas.

1.Multivitaminat ditore: gjethet e gjelbra

 

Nëse do të kesh një shëndet të mirë gjatë gjithë kohës, konsumo shumë smoothie të gjelbra, sallatë me lakër jeshile . “Perimet me gjethe kanë jashtëzkonisht shumë ushqyes ”, shpjegon Manolas, duke shpjeguar edhe që gjethet me ngjyrë jeshile janë edhe më të ushqyeshme, janë plot me fibra, vitamina A, C dhe B. Dhe nëse janë të hidhura, edhe më mirë.   “Perimet e gjelbra të hidhura janë të pazëvendësueshme për shëndetin” , thotë ajo, duke shtuar që ato ndihmojnë edhe në tretje duke rritur nivelet e acidit hidroklorik në stomak, duke zvogëluar djegien e stomakut dhe duke mbështetur fazën e e dytë të detoksikimit të mëlçisë.

2.Zëvendësuesi urgjent i i vitaminës C: specat e kuq

 

“Sipas mendimit tim modest, specat e kuq janë një nga ushqimet më të mira të gjalla për t’u ngrënë”, thotë Manolas. Të konsumosh speca të kuq ose t’i shtosh në sallatë, i jep sistemit imunitar një mbështetje të madhe me një dozë të lartë vitamine C dhe vitaminë K.

3.Lehtësimi natyral kundër përzierjes: xhinxher

 

Nëse ke përzierje stomaku, xhinxheri mund t’ju shpëtojë më shpejt sesa medikamentet që jepen në farmaci. “Xhinxheri është i fuqishëm, thekson Manolas. Studimet kanë treguar që xhinxheri mund të jetë një zgjidhje shumë efektive ndaj të përzierave, përfshirë edhe rastet kur të zë deti ose keni të përziera mëngjesi gjatë shtatzënisë”. Por nuk është e thënë që duhet ta kufizoni përdorimin e xhinxherit vetëm për qetësimin e stomakut. Rrënjët pikante kanë një përbërës të fuqishëm që quhet gingerol, i cili mendohet që ndihmon kundër dhembjeve të barkut gjatë menstruacioneve, fryrjes së barkut dhe mostretjes dhe mban larg infeksionet bakterIale.

4.Kura e dhimbjes së kokës: ujë me limon

 

Ka shumë shkaqe dhembja e kokës, por dehidratimi është një nga kryesorët, thotë Manolas. Ajo rekomandon të shtojmë lëng limoni në një shishe ujë që të ketë efekt lehtësues. Jo vetëm shija ndihmon të pish më shumë ujë, por  limoni thuhet që ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë dhe ndihmon tretjen.

5.Ilaçi kundër ftohjes: ananas

 

Pse duhet një lugë shurup plot sheqer, kur mund të zëvendësohet me ananas të freskët?! Manolas thotë që ai është plot me vitamina C. Një tjetër karakteristikë e ananasit është që përbën burimin e vetëm natyral të bromelainit, një enzimë antioksidante super antiinflamatore. Kombinimi i bromelain me vitaminën C mund ta shndërrojë ananasin në një produkt shumë të fuqishëm kur ke rrugët e frymëmarrjes të bllokuara./abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono