Gjithçka për futbollin, presidenti i FIGC zbulon skenarin e fundit

schedule09:17 - 6 Prill, 2020

schedule 09:17 - 6 Prill, 2020

UEFA vendosi si afat 3 gushtin për përfundimin e sezonit, por në Itali janë të vendosur ta mbyllin edhe më vonë, ndoshta në muajin tetor. Këtë e thotë vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Ai thekson se ky sezon duhet mbyllur me çdo kusht, ndryshe do ndikojë edhe te pasardhësi.

E vetmja mënyrë për ta trajtuar këtë emergjencë serioze është duke e mbyllur sezonin 2019/20, në çfarëdo mënyre që mundemi”, shprehet për Rai Uno kreu i FIGC. Më tej ai flet edhe për opsionin e mbarimit të kampionatit në vjeshtë.

“Jemi duke punuar për një sërë hipotezash, në mënyrë që ta menaxhojmë sa më mirë këtë situatë. Serie A deri në shtator ose tetot është një mundësi. Kjo është një mënyrë për të shmangur komprometimin e këtij sezoni dhe pasardhësit”, përfundon Gravina. /abcnews.al