Detaje të reja mësohen nga operacioni policor i koduar “Parku” me finalizimin e të cilit u vunë në pranga 12 persona dhe u shpallën në kërkim gjashtë të tjerë. Mësohet se hetimet kanë nisur një vit më parë kur policia mori një denoncim nga denoncim nga ish-drejtori i Policisë së Beratit, Shkëlqim Kokonozi për djegien e dy makinave.
Më 6 prill të këtij viti, në rrugën “Ndre Mjeda” u përfshinë nga flakët dy automjete, njëri prej të cilëve ishte i Kokonozit. Me dyshimin se bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, gazetarja e ABC Xhensila Kodra mëson se nisi procedimi për rastin dhe u hapën kamerat në zonë.
Nga pamjet filmike u zbuluan edhe dy djemtë që merreshin me shpërndarjen e drogës, kurse zjarri në automjet rezultoi të ishte aksidental. Të përfshirët në këtë rast ishin Deivid Shuaipi dhe Arnaldo Çiçaj. Më tej, policia e shtriu më tej hetimin edhe për prodhimin e shitjen e narkotikëve kur u zbuluan edhe personat e tjerë të përfshirë.
Kujtojmë se në pranga për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe moskallëzim krimi janë vënë Deivid Shuaipi, Farjon Palushi, Jurgen Halitaj, Ismail Gurra, Denard Buci, Josif Ceka, Oltion Doku, F. S (i mitur), L. D (i mitur), Fabian Pitani, Doris Murati dhe A. Ll.
Ndërsa, në kërkim janë shpallur, Arnaldo Çiçaj, Ergest Mema, Frenkli Sorra, Redi Palushi, Aleksandro Maliqaj dhe R. D. Këta persona merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. s.b/abcnews.al/