“Gjithçka nisi në fëmijëri”, Klea Huta zbulon për herë të parë raportin me Samanta Karavellën

schedule21:42 - 26 Maj, 2021

schedule 21:42 - 26 Maj, 2021

Ndoshta nuk e keni ditur por Samanta Karavella dhe Klea Huta kanë qenë fqinje. Ka qenë kjo e fundit që e ka zbuluar.

E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, ajo ka treguar si ka nisur pasionin për artet dhe gjithçka ka filluar në lagjje.

Huta ka theksuar se të merret me televizion ka qenë ëndrra e saj që e vogël dhe e kishte të pamundur ta mendonte të ardhmen larg tij.

Unë e kam nisur çdo gjë tek lagjja e pallatit. Bënim ato misset dhe mundoheshim të bënim një mini-produksion të vogël, një prezantuese. Unë dhe Samanta prezantonim, Samanta Karavellon se jemi komshie. Pastaj vendosnim numrat e vajzave që ishin Misse, herë prezantoja dhe herë dilnim Miss. Madje mblidhnim edhe qindarka për t’i blerë dhuratë vajzës që zgjidhej miss. Celular nuk kishim që t’i dokumentonim, por kështu e kemi nisur”, është shprehur ndër të tjera Klea. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!