“Gjithçka ishte në zjarr”, dëshmitarët përshkruajnë sulmin vdekjeprurës të Rusisë në Lviv

schedule14:36 - 4 Shtator, 2024

schedule 14:36 - 4 Shtator, 2024

Banorët në Lviv po zgjohen nga shkatërrimi i konsiderueshëm pas një sulmi rus gjatë natës në qytetin perëndimor. Një grua e përshkroi se si u detyrua të largohej nga streha ku ishte fshehur sepse “gjithçka ishte në zjarr”.

Ajo gjithashtu tregoi se luftoi për të gjetur një tjetër strehë sepse “tymi kishte mbuluar gjithçka”, shkruan skynews.

Një tjetër burrë tha se Rusia po përpiqej “t’i shkatërronte dhe frikësonte” duke goditur zonat e banuara.

Këto komente vijnë pas një sulmi rus në perëndim të Ukrainës që la të vdekur shtatë persona, tre prej tyre fëmijë. Sulmi ndodhi derisa Ukraina përjetoi një tjetër sulm vdekjeprurës, ku humbën jetën të paktën 50 persona gjatë bombardimi të institutit ushtarak në qendër të qytetit Poltava.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka premtuar hakmarrje për sulmet, duke ripërsëritur thirrjen për dhurimin e sa më shumë sistemeve të mbrojtjes ajrore nga vendet perëndimore, me qëllim që të mund ta mbrojnë veten nga raketat me rreze të gjatë veprimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!