Gjithçka gati për Suedinë, Sylvinho bën tre ndryshime në formacionin titullar

schedule17:48 - 25 Mars, 2024

schedule 17:48 - 25 Mars, 2024

Mbrëmjen e kësaj të hëne, “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë do të zhvillojnë në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, në testin e dytë zyrtar para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa si kundërshtar do të kenë Kombëtaren e Suedisë, me “Vikingët”, që ka jo pak emër në futbollin botëror.

Padyshim synimi kryesor i “Shqiponjave” tona është hedhja pas krahëve e një rezultati katastrofik, si humbja 0 me 3, ndaj Kilit, në “Ennio Tardini”, të Parmës e për këtë aryse, tekniku Sylvinho ka bërë plot tre lëvizje në formacionin titullar, lëvizje që mund të konsiderohen të pritshme, në një farë aspekti.

Kështu, në portë mbetet Thomas Strakosha. Në krahët e mbrojtjes janë Mario Mitaj dhe në vend të Hysajt është vendosur Ivan Balliu, me qendrën që nuk ndryshon, aty ku janë vendosur Gjimshiti e Mihaj. Mesfusha me tre ka pësuar gjithashtu një ndryshim, teksa rreshtohet Krisjan Asllani, Ylber Ramadani e Qazim Laçi.

Ndërkaq, surpriza më e madhe mbetet në repartin ofensiv, aty ku në qendër fillon që nga minuta e parë, “bomberi”, Armando Broja, në krahun e djathtë është i përhershimi, Jasir Asani, me “silurët” e tij, ndërsa në krahun e majtë të sulmit, çuditërisht tekniku Sylivnho ka vendosur të hedhë në Nedim Bajramin. /i.m /abcnews.

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!