Mbrëmjen e 12 tetorit, Kombëtarja jonë do të sfidojë në mitikun e Tiranës, “Air Albania”, Kombëtaren e Çekisë, në përballjen që pritet të jetë decizive për përcaktimin e kualifikimit të “legjionarëve” tanë, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.
Këtë të martë, rivalët e radhës të Shqipërisë, Republika Çeke ka publikuar dhe listën me lojtarët e zgjedhur, për 2 përballjet e radhës të fazës së grupeve, me teknikun, Jaroslav Silhavy, që ka suprizuar jo pak futbolldashësit me zgjedhjen e tij.
Për sa i përket futbollistëve të grumbulluar, bie në sy mungesa e “yllit” të sulmit, Patrik Schik, me “bomberin” e “aspirinave” të Bayer Leverkusen, që nuk ka mundur të rikuperohet në kohët, për sfidat e tetorit ndaj, Shqipërisë dhe Ishujve Faroe. /i.m /abcnews.al
Lista e plotë e Kombëtares çeke: