Gjithçka gati për finalet e Nations League, Roberto Mancini përzgjedh 26 “të kaltrit” për sfidën ndaj Spanjës

schedule13:48 - 30 Maj, 2023

schedule 13:48 - 30 Maj, 2023

Më 15 qershor kompeticioni më i ri për ekipet Kombëtare në Evropë, Nations League do të zhvillojë për hertë të 2-të në historinë e saj fazën e “play-off” për të përcaktuar fituesin e turneut, teksa këtë herë në gjysmë-finale do të përballen Hollanda me Kroacinë dhe Spanja me Italinë, në 2 përballje që premtojnë vetëm spektakël.

Ndërkaq, ditën e sotme, tekniku i Kombëtares italiane, Roberto Mancini ka prezantuar dhe 26 lojtarët që ka vendosur të përdorë për sfidën ndaj Spanjës e në rast fitoreje, për finalen e madhe të Nations League.

Përsa i përket portës, tekniku italian ka thërritur, portierin e PSG, Gianluigi Donnarumma, atë të Napoli, Alex Meret dhe portierin e Empoli, Guglielmo Vicaro. Reparti defensiv plotësohet nga mbrojtësit i Leçe, Federico Baschirotto, mbrojtësit e Juventus, Leonardo Bonuçi e Federico Gatti, Alessandro Florenzi nga Milan, Giovanni di Lorenzo nga Napoli, Leonardo Spinazzola nga Roma, si dhe Alessandro Buongiorno nga Torino.

Për “dirgjimin” e lojës së mesfushë, tekniku Mancini ka përzgejdhur plot 8 lojtarë, ku më konkretisht nga Roma janë thirrur Bryan Cristante e Lorenzo Pellegrini, nga Sassuolo, Davide Frattesi, nga Juventus, Manuel Locatelli, nga Monza Matteo Pessina, nga Arsenal, Jorginho, nga PSG, Marco Verratti, si dhe bën rikthimin e tij në Kombëtaren e “të kaltërve”, Nicolo Zaniolo.

Ndërkaq, për repartin e sulmit janë përzgjedhur dyshja e Lazio, Zaçagni-Ciro Immobile, Ngnoto nga Leeds United, Domenico Berardi nga Sassuolo, Federico Chiesa nga Juventus, Giacomo Raspadori nga Napoli dhe Mateo Retegui nga Tigres. /i.m /abcnews.al 

Lista e publikuar nga Kombëtarja italiane: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!