Në orën 21:00, mitikun “Stadio Olimpico” do të presë finalen e 75-të të Kupës së Italisë, në të cilën do të përplasen “violët” e Fiorentina me “zikaltërit” e Inter, përplasje që rezervon spektakël të garantuar.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Vincenzo Italiano ka vendosur t’i rreshtojë “violët” e tij me formulën 4-2-3-1, ku në portë nuk ka si të mungojë Terraçiano. Në krahët e mbrojtjes janë Biraghi e Dodo, me qendrën që mbulohet nga Milenkovic dhe Martinez Quarta. Më të tërhequr janë Bonaventura e Amrabat, ndërsa treshja Nico Gonzalez, Castrovilli e Ikone do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Arthur Cabral.
Në krahun tjetër, “specialisti” i finaleve, Simone Inzaghi i ka rreshtuar “zikaltërit” e tij me formacionin e zakonshëm 3-5-2, ku në portë rikthehet Handanovic e para tij janë rreshtuar 3 “shtyllat” e Inter, Darmian, Acerbi e Bastoni. Në krahët e mesfushës janë Dumfries e Dimarco, me qendrën që mbulohet nga Barrella, Brozovic e Calhanoglu, ndërka si zakonisht në majën e sulmit janë vendosur “bomberi” boshnjak, Edin Dzeko dhe “demi” kapiten, Lautaro Martinez /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: