Gjithçka gati për “derbin e Italisë”, publikohen formacionet e sfidës Inter-Juventus

schedule17:05 - 27 Tetor, 2024

schedule 17:05 - 27 Tetor, 2024

Është padyshim “kryefjala” e javës së nëntë të Serie A dhe gjithë futbollit italian.

“Zikaltër” e Inter do të presin në “Guiseppe Meazza”, “Bardhezinjtë” e Juventus në një tjetër “Derby D’Italia” për titullin kampion të elitës së futbollit në Apenine, me teknikët që kanë vendosur të hedhin në fushë më të mirët.

Sa i përket formacioneve tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar të tijët me formulën 3-5-2 ku në portë është vendosur zvicerani Yann Sommer e para tij tre të zakonshmit Pavard, De Vrij e Bastoni. Në krahët e mefsushës janë Dimaro e Darmian, me qendrën që mbulohet nga Mkhitaryan, Barella dhe Zielinski, ndërsa sulmi përbëhet nga dy të zakonshmit Marcus Thuram e Latuaro Martinez.

Në krahun tjetër, tekniku Thiago Motta i ka pozicionuar të tijët në fushë me skemën e tij të zakonshme 4-2-3-1, ku në portë është Di Gregorio ndërsa në mbrojtje vendosen Cambiaso, Kalulu, Danilo e Cabal. Më të tërhequr në mesfushë janë Locatelli e Fagioli, ndërsa McKennie, Ëeah e Conceicao vendosen pas “bomberit” serb, Dusan Vlahovic. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!