Mbrëmjen e kësaj të enjteje, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.
Për përballjen ndaj çekëve, tekniku Sylvinho nuk do të ketë nën dispozicionin e tij, “bomberin” nga Malësia e Madhe, Armando Broja dhe “kollosin” e mbrojtjes, Ardjan Ismajli, me sulmuesin që ndjeu sërish shqetësim në gjurin e operuar, ndërsa “shtatlarti” i mbrojtjes nuk ishte i pranishëm në asnjë prej stërvitjeve ndaj rivalëve të kësaj mbrëmjeje, duke e kufizuar kështu listën e “numrit 1” të pankinës në vetëm 23 lojtarë.
Kështu, janë përgatitur edhe fanellat, teksa dihen se cilët numra do të mbajnë lojtarët në sfidën e e mbrëmjes së sotme, ku numrat 9, 10 e 11 do t’i mbajnë respektivisht mbi shpatulla, “fantazisti” Jasir Asani, “ylli” i mesfushës, Nedim Bajrami dhe “pistoni” i krahut të majtë, Myrto Uzuni.
Lista e plotë e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Çekisë:
1 Etrit Berisha
2 Ivan Balliu
3 Mario Mitaj
4 Elseid Hysaj
5 Frederik Veseli
6 Berat Gjimshiti
7 Keidi Bare
8 Klaus Gjasula
9 Jasir Asani
10 Nedim Bajrami
11 Myrto Uzuni
12 Elhan Kastrati
13 Enea Mihaj
14 Qazim Laçi
15 Taulant Seferi
16 Sokol Çikalleshi
17 Ernest Muçi
18 Arlind Ajeti
19 Mirlind Daku
20 Ylber Ramadani
21 Kristjan Asllani
22 Arbnor Muja /i.m /abcnews.al