Gjithçka e hapur në grupin B, publikohen formacionet e Arsenal-Sevilla e PSV-Lens

schedule20:38 - 8 Nëntor, 2023

schedule 20:38 - 8 Nëntor, 2023

Grupi B i UEFA Champions, përveç “grupit të ferrit” ka qenë shumë i ekuilibruar në tre ndeshjet e para dhe të gjitha skuadrat janë në lojë për kualifikimin në fazën me eleminim direkt të këtij kompeticioni.

Sigurisht, “Topçinjtë” e Arsenal të vendit të parë me 6 pikë shihen si favoritët e këtij grupi, por duhet ta konfirmojë këtë në duelin përballë “andaluzianëve” të Sevilla, që kanë 2 pikë, pasi një fitore do të bënte formalitet kalimin e turit.

Ndërkohë, PSV me 2 pikë do të kërkojë fitoren e parë të këtij edicioni përballë Lens, e cila deri tani ka qenë një surprizë në grupin në fjalë ku ia doli të mposhte anglezët dhe të siguronte deri tani 5 pikë. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Arsenal – Sevilla

PSV – Lens 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!