Gjithçka duket si një dështim për Nunez

schedule16:08 - 4 Tetor, 2022

schedule 16:08 - 4 Tetor, 2022

Gjithçka duket si një dështim. I mbërritur me bujë të madhe në Liverpool nga Benfica në këmbim të një çeku prej 75 milionë euro, Darwin Nunez ka luajtur 13 ndeshje duke realizuar 2 gola.

Por tani, pas pak më shumë se dy muajsh të kaluar te Reds është e vështirë të thuhet se Darwin Nunez pati efektin e dëshiruar.. Dy paraqitjet e tij të para me Liverpool, në Community Shield kundër Manchester Cityt (3-1, 1 gol) dhe në Premier League kundër Fulham (2-2, 1 gol dhe 1 asistim), ishin megjithatë bindëse. Por kartoni i kuq i marrë në Anfield, kundër Crystal Palace për një goditje, e ngadalësoi dukshëm, shkruan abcnews.al.

Klopp kërkon durim dhe bën thirrje për qetësi

“Gjithçka është në rregull, ne duhet të jemi të durueshëm me Darwin Nunez, ai është ende duke u përshtatur, këmbënguli Jurgen Klopp, në një konferencë për shtyp para takimit kundër Glasgow Rangers të martën (20:45) .

Tifozët e Liverpool-it kanë filluar të bëhen të paduruar, veçanërisht duke pasur parasysh fillimin mesatar të sezonit të ekipit të tyre të preferuar. Reds në çdo rast do të kenë nevojë për yllin e tyre për tu ngjitur dhe për të heshtur kritikët. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!