“Gjithçka do të stabilizohet…”, Horoskopi javor, 17-23 tetor 2022

schedule16:34 - 16 Tetor, 2022

schedule 16:34 - 16 Tetor, 2022

Dashi

Për fatin tuaj të mirë gjithçka do stabilizohet këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë më i ngrohtë. E mërkura, e enjtja dhe e shtuna janë ditët ideale për të marrë edhe disa vendime ose për të bërë plane afatgjata. Ju beqarët do keni plot njohje, por nuk pritet të nisë ndonjë lidhje e jashtëzakonshme që do ju bëjë të drithëroheni. Buxheti do jetë më i ekuilibruar kështu që mund të përfitoni të hiqni edhe ndonjë para mënjanë. Për shëndet të mirë, duhet të keni kujdes me higjienën, duhet të flini më tepër dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe do arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes.

Demi

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Sipas Dritare.net, në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalojë dot.

Binjakët

Klima ujore do ngrohet edhe më shumë gjatë kësaj jave. Pas të martës do fillojë një etape shumë më e bukur dhe me emocionuese për të gjithë. Edhe për ju beqarët do jetë një jave e këndshme dhe e mbushur me takime mbresëlënëse. Do ndiheni shumë mirë dhe të lumtur për zgjedhjet që do bëni. Financat do përmirësohen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe do ngeleni të habitur edhe vetë. Shfrytëzojeni rastin për të hequr edhe disa para mënjanë. Shëndetin mos e lini shumë pas dore sepse situata mund të ndërlikohet në atë gradë sa nuk do dini çfarë të bëni më pas. Në punë do jeni shumë profesioniste, kërkues ndaj vetes dhe këmbëngulës.

Gaforrja

Me bekimin e yjeve, jeta juaj do jetë edhe më harmonike gjatë kësaj jave. Do dilni më shumë, do argëtoheni dhe do përjetoni ndjesi të paimagjinueshme ju të dashuruarit. Nëse jeni beqarë do jeni në kërkim të lidhjeve serioze dhe të rafinuara, çka nuk do ju mundësohet dot këtë periudhë. Sektori i financave do jetë tej mase i privilegjuar dhe situata do ketë përmirësime të konsiderueshme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë më e mirë se më parë dhe do e rifitoni energjinë e humbur. Në punë do ketë probleme, sfida, por edhe arritje të mëdha. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha.

Luani

Merrini gjërat me qetësi këtë javë dhe merrni iniciativa. Ju të dashuruarit, të nxitur nga Merkuri, do keni kurajën të flisni edhe për tema delikate me atë që keni në krah. Do ndiheni shumë më të qetë pasi të keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe më tepër. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë për të pasur ndryshimet e mëdha që keni ëndërruar. Në planin financiar nuk pritet të keni as problemin më të vogël pasi së fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri të ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur më tepër nën kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha pengesat dhe do i arrini më në fund objektivat që i kishit vënë vetes.

Virgjëresha

Sado të mundoheni të ruani qetësinë absolute këtë javë nuk do ja dilni dot. Nëse jeni në një lidhje do keni konflikte të shumta me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do ketë tronditje. Asnjeri prej jush nuk do tolerojë dhe nuk do hapë rrugë. Nëse jeni beqarë do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do e keni mendjen të krijojnë një lidhje. Do i neglizhojnë edhe mundësitë e mira që do iu jepen. Financat do dobësohen të mërkurë sepse do ju duhet të shpenzoni për disa gjëra me rëndësi. Gjendja shëndetësore do varet nga mënyra sesi do ushqeheni dhe se sa do flini. Jeta profesionale do jetë më e bekuar. Do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe suksesi do jetë i garantuar.

Peshorja

Këtë javë nuk duhet të kërkoni më shumë sesa do jepni sepse vetëm sa do lëndoheni. Ju të dashuruarit duhet patjetër të bëni ndryshime në jetën tuaj sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamase. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Do e ndryshoni edhe perceptimin që kishit për dashurinë. Sipas Dritare.net, në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.

Akrepi

Gjatë kësaj jave do ju realizohen të gjitha ëndrrat dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Nëse keni një lidhje jeta juaj nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marre vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Bëni edhe pak më shumë durim. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mungojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.

Shigjetari

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë këtë javë duhet t’i pranoni gabimet dhe të mundoheni t’i ndreqni. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë mjaft sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xheloze. Do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.

Bricjapi

Dielli do e bekojë jetën tuaj këtë javë dhe do iu japë energji të pashtershme. Jeta juaj në çift do jetë e mbushur me emocione të forta, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Ju beqarët do kenë më shumë fat se asnjëherë më parë dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak orësh. Edhe në planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund të hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jetë problematik, megjithatë mirë do jetë të bëni kujdes nga ndryshimet e motit. Në punë do i keni të gjithë planetët në krah kështu që keni për të arritur më shumë nga sa mendonit. Po mundët ndihmojini pak edhe kolegët.

Ujori

Kjo do jetë një javë vendimtare për ju. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Ju beqarët duhet të jeni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të besoni verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Në punë klima do jetë e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash të hidhni.

Peshqit

Do ndiheni shumë të përhumbur gjatë kësaj jave dhe nuk do përqendroheni tek gjërat thelbësore. Ndonjëherë do harroni edhe disa detaje të rëndësishme. Nëse doni që gjithçka të kthehet në favorin tuaj bëni plane dhe reflektoni me kujdes para se të veproni. Ata që janë në një lidhje mund të kenë edhe debate me personin që kanë në krah, por do i kalojnë shpejt të gjitha. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Që nga e mërkura mund ta ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë dhe nervoziteti do kalojë që ditët e para. Po u kujdeset më tepër për ushqimin do jeni në një gjendje akoma më të kënaqshme. Në punë do jeni produktive, por do ju duhet më shumë reflektim e përqendrim për të arritur me shpejt atje ku keni dashur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!