Infeksionet e veshit janë të shpeshta dhe më së shumti i hasim në moshat pediatrike (fëmijët). Infeksionet e veshit, ato të formës së lehtë, në përgjithësi nuk zgjasin më shumë se 3 ditë dhe në të tilla raste nuk është e domosdoshme të drejtoheni te mjeku.
Si të kuptoni nëse keni Infeksion të veshit?
Dhimbje në brendësi të veshit / Temperaturë e lartë mbi 38C /Debulesë /Vështirësi në dëgjim/Sekrecione që rrjedhin nga veshi/Kruajtje dhe acarim në zonën rreth veshit
Ndërsa te fëmijët dhe foshnjet Infeksionet e veshit shoqërohen me simptoma të tipit:
Tërheqin ose fërkojnë veshin /Nuk reagojnë ndaj tingujve të ndryshëm/Shfaqin shenja nervozizmi
Si të trajtoni vetë Infeksionet e veshit?
Lehëtsoni dhimbjet apo shqetësimet që vijnë nga Infeksioni në vesh duke:
Përdorur qetësues kundër dhimbjes si paracetamol ose ibuprofen (fëmijët nën moshën 16 vjec nuk duhet të marrin aspirinë)
Vendosni mbi vesh një rrobë të ngrohtë ose të ftohtë
Largoni sekrecionet që rrjedhin nga veshi duke përdorur një copë të pambuktë ose të leshtë
Kontaktoni me mjekun specialist në rast se fëmija juaj ka simptoma të tipit:
Temperaturë shumë të lartë /Dhimbje veshi që zgjat më shumë se 3 ditë/Enjtje në zonën përreth veshit/Lëngje në formë sekrecionesh që rrjedhin nga veshi/Humbje të dëgjimit apo ndryshime në dëgjim
Infeksionet e brendshme të veshit
Duke qenë se zakonisht infeksionet e veshit tentojnë të zhduken vetë dhe në të tilla raste nuk rekomandohet marrja e antibiotikëve.
Antibiotikët rekomandohen të përdoren vetëm nëse:
Infeksioni zgjat më shumë se 3 ditë /Ju ose fëmija juaj keni sekrecione që rrjedhin nga veshi/Ju ose fëmija juaj vuani nga ndonjë sëmundje si fibroza cistike/Nëse fëmija është nën 2 vjeç dhe infeksioni ka prekur të dy veshët
Infeksionet e jashtme të veshit
Për këto Infeksione mjeku specialist rekomandon trajtimin me :
Antibiotikë me pika në vesh – për të trajtuar infeksionin bakterial
Antifugal (antimyk) me pika në vesh – për të trajtuar infeksionin fungal (mykun)
Antibiotikë me tableta nga goja – në rastet kur kemi infeksion bakterial të rëndë./abcnews.al