Një 52-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër për dhunë ndaj bashkëjetueses dhe vajzës së tij të mitur. I arrestuari është me inicialet A. D.
“Ai ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe bashkëjetueses shtetases M. Ll., si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes” njofton policia.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al