Gjirokastra kalon Tiranën për nga infektimet e covid

schedule21:04 - 15 Prill, 2021

schedule 21:04 - 15 Prill, 2021

Gjirokastra ka kaluar Tiranën për numrin e të infektuarve me koronavirus në raport me popullsinë. Mjeku Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se pas këtyre dy Qarqeve  renditet Berati.

Infeksioni javët e fundit sipas specialistëve është përhapur në fshatra  dhe bashki të vogla të cilat kanë pasur numër të ulët të prekurish.

“Shkak grumbullimet dhe mos respektimi i masave nga bizneset. Përmirësim i situatës në qershor” tha Simaku.

 

Skrapar, Tepelenë, Gramsh, Dropull janë katër prej tyre.   Arsye  sipas mjekut në Institutin e Shëndetit Publik janë grumbullimet për shkak të zgjedhjeve, por dhe shpërfillja e masave anti Covid nga bizneset.

Në të gjithë vendin  ka rreth 27 mijë të infektuar aktiv. Situata konsiderohet e qëndrueshme ndërkohë që  specialistët shprehen për një përmirësim të mëtejshëm të saj në muajin qershor.