Gjirokastra ka kaluar Tiranën për numrin e të infektuarve me koronavirus në raport me popullsinë. Mjeku Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se pas këtyre dy Qarqeve renditet Berati.
Infeksioni javët e fundit sipas specialistëve është përhapur në fshatra dhe bashki të vogla të cilat kanë pasur numër të ulët të prekurish.
“Shkak grumbullimet dhe mos respektimi i masave nga bizneset. Përmirësim i situatës në qershor” tha Simaku.
Skrapar, Tepelenë, Gramsh, Dropull janë katër prej tyre. Arsye sipas mjekut në Institutin e Shëndetit Publik janë grumbullimet për shkak të zgjedhjeve, por dhe shpërfillja e masave anti Covid nga bizneset.
Në të gjithë vendin ka rreth 27 mijë të infektuar aktiv. Situata konsiderohet e qëndrueshme ndërkohë që specialistët shprehen për një përmirësim të mëtejshëm të saj në muajin qershor.