Zbulohen gjurmë të një varri masiv në Gjirokastër. Shoqatat e ish të përndjekurve politike dyshojnë për ekzistencën e një varri masiv pranë Kalasë. Në këtë zonë janë pushkatuar, vrarë dhe varrosur të dënuar politikë të diktaturës komuniste.
Sipas ish të përndjekurve, varri masiv mendohet të jetë nga më të mëdhenjtë në vend pasi janë groposur dhjetëra në mos qindra ish të burgosur politik, të cilët kanë vuajtur dënimet në ish-burgun famëkeq të Gjirokastrës në vitet 1944-1967 apo si quhej rëndom në atë periudhë, tek “7 penxheret”.
Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, ka bërë apel për vullnet politik me qëllim fillimin sa më parë të punës për gjetjen e eshtrave të ish të përndjekurve politikë.