Gjirokastër, policia asgjëson dhjetëra bimë kanabis, nis punën për identifikimin dhe kapjen e autorit

schedule11:45 - 5 Shtator, 2024

schedule 11:45 - 5 Shtator, 2024

Policia e Gjirokastrës ka gjetur dhe asgjësuar 63 bimë kanabis të kultivuara në një terren të vështirë në fshatin Fushëbardhë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur puna për identifikimin e autorit ose autorëve të këtij rasti.

“Komisariati i Policisë Gjirokastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Fushëbardhë, në vendin e quajtur “Gryka e Skotinisë” ka konstatuar dhe asgjesuar 63 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të kultivuara në një terren të vështirë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!