Dy ditë më parë në datën 12/17/2023 pas një konflikti të çastit të ndodhur në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, mbeti i lënduar një 15 -vjeçar pasi u qëllua me thikë.
Në përfundim të veprimeve proceduriale, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të mitur të moshave 14-16 vjeç.
Për fat të mirë 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër-Informacion shtesë/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 12.07.2023, për konfliktin e çastit të ndodhur në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër, në vendin e quajtur “Katrori”, ku si pasojë u dëmtua me mjet presës (thikë), një 15-vjeçar, sqarojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç, pasi janë përfshirë në këtë konflikt dhe njëri prej tyre e ka goditur 15-vjeçarin, me mjet prerës (thikë). 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al