Gjirokastër/ Kultivonin bimë narkotike në banesë, arrestohet djali, procedohet nëna

schedule10:21 - 26 Qershor, 2024

schedule 10:21 - 26 Qershor, 2024

Arrestohet një 34-vjeçar dhe procedohet nëna e tij në Gjirokastër. Nënë e bir akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër” janë asgjësuar 128 fidanë kanabisi sativa, të cilat u gjetën në oborrin e banesës së tyre në fshatin Mashkullore.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Në këtë kuadër, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër finalizuan me sukses operacionin e koduar “Befasia”, si rezultat i të cilit u godit një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi 34 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, njësia administrative Cepo, si dhe u procedua në gjendje të lirë nëna e tij, shtetasja 56 vjeçe, pasi në oborrin e banesës së tyre u gjetën të mbjellë në kubikë, 128 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!