Një 19-vjeçare ka kryer një denoncim në policinë e Gjirokastrës.
E reja ka deklaruar se në platformën sociale, TikTok është hapur një llogari me emrin e saj, si dhe publikohen foto e tekste fyese.
“Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është paraqitur një shtetase 19 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e saj, në të cilën janë publikuar foto dhe tekste fyese. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al