Gjimshiti titullar ndaj “Demave”, publikohen formacionet e sfidës Torino-Atalanta

schedule20:16 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 20:16 - 4 Dhjetor, 2023

Në orën 20:45, “Demat” torinezë do të presin në “Stadio Olimpico di Torino”, “bergamaskët” e Atalanta, skuadër pjesë e së cilës është edhe “legjionari” i Kombëtares, Berat Gjimshiti, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Përsa i përket formacionit, tekniku Ivan Juric i ka rreshtuar “Demat” e tij, me formacionin 3-4-1-2, ku në portë është serbi, Milinkovic-Savic e para tij në mbrojtje Buongiorno, Rodriguez e Tameze. Në mesfushë janë vendosur Mërgim Vojvoda, Ilic, Linetty e Bellanova. Më i avancuar është Nikola Vlasic, ndërsa në sulm është pozicionuar dyshja Zapata-Sanabria.

Në krahun tjetër, tekniku Gian Piero Gasperini i ka vendosur “Zikaltërit” e tij në fushë, me formulën e zakonshme 3-4-2-1, ku në portë është Musso, ndërsa mbrojtja me tre përbëhet nga Scalvini, kapiteni i Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti e holandezi De Roon. Në krahët e mesfushës janë Hateboer e Ruggeri, me qendrën që mbulohet nga Koopmeniers e Ederson. Para tyre janë vendosur De Ketelaere e Miranchuk, ndërsa në sulm i vetëm është “bomberi” nigerian, Ademola Lookman. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!