Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjimshiti si “holandezi fluturues”/ Fintja e kapitenit kuqezi krahasohet me atë të legjendës Cruyf

schedule12:48 - 30 Tetor, 2025

schedule 12:48 - 30 Tetor, 2025

Këtë herë nuk ishte titullar. I ndodhi kjo për herë të parë në sezon Berat Gjimshitit, që e ndoqi pjesën më të madhe të sfidës së Serisë A, Atalanta-Milan, nga stoli.

Gjithsesi, trajneri Juriç e hodhi në fushë në 71’, duke I kërkuar të forconte mbrojtjen e të ndihmonte sulmin pasi kuqezinjtë po këmbëngulnin për të fituar ndeshjen.

Në vetëm 20 minuta kapiteni I Shqipërisë bëri detyrën e madje pati një moment kur mori lavdërime të mëdha.

Kur duheshin edhe dy minuta deri në përfundimin e kohës së rregullt, qendërmbrojtësi u bë pjesë e një aksioni, sipas skemave të përgatitura në stërvitje, që thuajse solli golin.

Veprimi I tij në zonën e Milanit u quajt një piruetë apo finte si dikur e Johan Krujfit.

E tillë eleganca e ekzekutimit.

Për fat të keq, Musa nuk mundi të shënonte golin e tij të parë në Serinë A, pasi portieri Menja e ndaloi.

Nëse topi do të kishte përfunduar në rrjetë, për kapitenin kuqezi do tyë kishte qenë asisti I 12-të në kampionatin italian.

Gjimshiti mori notën 7.1, duke qenë ndër më të mirët jo vetëm të ekipit të tij, por edhe të gjithë ndeshjes, edhe pse luajti pak.

Atalanta, ndërkaq, ka harruar të fitojë me 5 barazime radhazi në Serinë A dhe në Champions./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!