Berat Gjimshiti ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit të Alalantës kundër Napolit. Mbrojtësi ka nxjerrë shpatullën.
Trajneri Gian Piero Gasperini pas ndeshjes, në lidhje me lojtarin e kombëtares shqiptare, u shpreh: “Nuk mendoj se do ta shohim në fushë të enjten.
Ka nxjerrë shpatullën dhe duhet të shohim se si është”. Shpresohet që për Gjimshitin të mos ketë ndonjë problem serioz me klavikulën.
Kundër RB Salbzurg në Europa League pritet të mungojë dhe në vazhdim do të mësohet më shumë për kohen e rikuperimit. / abcnews.al