Gjimshiti shënoi ndaj Spezias, Atalanta barazoi Juven, një hap larg rekordit të Fiorentinës

schedule16:00 - 8 Maj, 2022

schedule 16:00 - 8 Maj, 2022

Atalanta fitoi me shifrat 3-1 përballë Spezias, një takim ku një nga autorët e golave ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Me golin e shënuar në takimin e sotëm, Gjimshiti është bërë edhe lojtari numër 20 që ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me fanellën e “Bergaskëve” në këtë sezon.

Në këtë mënyrë skuadra e Gasperinit bëhet ekipi i 3-të në historinë e Seria A që shënon me 20 futbollistë brenda një sezoni, teksa më parë diçka të tillë e kishin bërë vetëm Juventusi dhe Fiorentina.

Bardhezinjtë në sezonin 2011-12 shënuan me 20 lojtarë, kurse Fiorentina në sezonin 2014-15 me 21 lojtarë, që është edhe rekordi absolut. /f.a/abcnews.al