Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjimshiti, një “mur” në Itali/ Kapiteni i Kombëtares shkëlqen fort në duelin Como-Atalanta

schedule10:46 - 2 Shkurt, 2026

schedule 10:46 - 2 Shkurt, 2026

Nuk bën bujë, por mbetet i pazëvendësueshëm.

Berat Gjimshiti pati një tjetër provë në Serinë A kur tregoi veten dhe ndihmoi Atalantën në një moment shumë të vështirë.

Skuadra bergamaske u detyrua të luante me 10 lojtarë praktikisht gjithë ndeshjen në fushën e Komos, pasi mbrojtësi Ahanor mori të kuq që në minutën e 8-të.



Në inferioritet numerik ndaj një ekipi që po tregohet i jashtëzakonshëm në Itali këtë vit, u desh paraqitja më e mirë në mbrojtje.

Kapiteni I Shqipërisë ishte më i miri i mbrojtjes, dhe më i miri i Atalantës pas portierit Karnezeki, që tregoi klas botëror duke pritur penallti, dhe çdo gjë tjetër që I erdhi përballë.

“Eurosport” e konfirmon këtë dhe i jep mbrojtësit nga Presheva notën 6.5, ndërsa Karnezekit I jep vlerësimin 8.

Nuk ka ndryshim “Skaj Sport”, që gjithashtu e dallon shqiptarin me notën 6.5, në një pasdite të vështirë ku loja në mbrojtje shpëtoi Atalantën.

Edhe “gol.com” është në një mendim me mediat e tjera sportive në Apenine, dhe Gjimshiti meritoi 6.5, me Karnezekin dhe Skalvinin që janë pak më mirë se ai.

Ndërkaq, mbrojtësi kuqezi ka lënë pas Rafael Toloin, duke qenë tani lojtari I shtatë me më shumë ndeshje për Atalantën me 315 paraqitje me këtë fanelë.

I duhen edhe 12 ndeshje të tjera për të kapur vendin e tretë dhe për t’u ngjitur në podiumin e të gjitha kohëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!