Gjimshiti: Në këto dy ndeshje gjejmë golin, kujdes Kazakistanin

schedule14:12 - 13 Nëntor, 2020

schedule 14:12 - 13 Nëntor, 2020

Berat Gjimshiti një nga lojtarët më të mirë dhe me eksperiencë në vendin tonë doli në konferencë për shtyp sot dhe foli rreth dy ndeshjeve të ardhshme ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

“Besimi për të marrë maksimumim është i madh. Të gjithë e dimë se kemi cilësi nga të rinjtë dhe te ne me eksperiencë. Mund të marrim maksimumin nëse bëjmë ndeshje të mira.

Aktivizimi i shumtë normal që më ka ndihmuar, duket në fushë. E rëndësishme është të luash sa më shumë sepse ato minuta të mësojnë dhe të japin eksperiencën. Edhe gabimet dhe momentet e vështira në fushë ta bëjnë të vështirë.

Trajneri dhe besimi i tij gjithashtu të rrit më shumë dhe më ka ndihmuar shumë në këto dy vite si dhe loja në Champions League ta rrit shumë nivelin.

Ne e vlerësojmë një ndeshje në Nations League më shumë se një miqësore, siç kanë qenë më parë. Janë kompeticione që mund t’i marrësh seriozisht, por edhe si miqësore. Mund të arrish botërorin me Nations League.

Sulmuesit të fitojnë ndeshjen, kurse mbrojtësi të fiton kampionatin a Kupën. Sulmuesit që kanë vetëbesim dhe të zhbllokohen sepse golat e bëjnë ekipin të fitojë. Pashë shumë mirë Uzunin dhe Balajn në ndeshjen me Kosovën. Edhe në stërvitje i shoh shumë mirë dhe besoj se shënojmë në këto ndeshje.

Nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarët. Kazakistani luan shumë mirë, kundërsulmon shpejt she lufton për topin. Duhet të jemi të kujdesshëm , por me eksperiencën dhe cilësitë që kemi ne në skuadër mendoj se do i mundim”, u shpreh Gjimshiti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!