Në këto ditë festive të gjithë do të donin të pushonin, por jo Berat Gjimshiti. Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë ka djegur kohët e rikuperimit dhe është gati të zbresë në fushë në sfidën e së dielës në Serie A, ku Atalanta do të presë në shtëpi Inter.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi shqiptar ka kaluar problemin muskulor që pësoi në 13 dhjetor.
Gjatë kësaj periudhe, ai i është nënshtruar një programi të veçantë stërvitor, që i ka lejuar të rikuperohet në një kohë rekord.
Kjo pasi, sipas parashikimeve të fillimit, Berat Gjimshiti duhej të kthehej në fushë vetëm në mesin e janarit.
Në këtë mënyrë, Atalanta dhe trajneri Palladino mund të mbështeten te mbrojtësi kuqezi në sfidën shumë të rëndësishme të javës së 16 të Serie A.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë, nëse tekniku I skuadrës bergamaske do të vendosë ta aktivizojë Gjimshitin nga minuta e parë, apo nuk do të rrezikojë, duke e lënë në pankinë dhe maksimumi ta hedhë në fushë për disa minuta.
Kapiteni I kombëtares së Shqipërisë është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës.
Si një titullar i padiskutueshëm, mbrojtësi është gjithashtu një prej futbollistëve me më shumë minuta me skuadrën bergamaske, që pas nisjes së dobët ka gjetur vazhdimësinë e rezultateve pozitive në Serie A dhe kërkon të kualifikohet në raundin tjetër të Champions Leagua.

