Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjimshiti kthehet për Champions/ Kapiteni i Kombëtares kalon dëmtimin, gati për Atalanta

schedule12:54 - 21 Janar, 2026

schedule 12:54 - 21 Janar, 2026

Kënaqësia ishte e madhe kur u shfaq. Berat Gjimshiti mungoi vetëm 9 ditë në stërvitjet e Atalantës, dhe tashmë është gati për sfidën e sotme në Champions.

Kapiteni i kombëtares shqiptare kaloi dëmtimin muskulor të pësuar ndaj Torinos, duke mos qenë thjesht në duelin e Serisë A në fushën e Pizës, por mund të pritet edhe në formacion në orën 21:00, ndërsa bergamaskët presin në shtëpi Atletikun e Bilbaos.

Trajneri Paladino konfirmoi se mbrojtësi mund të cilësohet i rikuperuar, diçka që ndodhi shpejt duke llogaritur moshën e tij 32-vjeçare.



Flitet për një moment të rëndësishëm të sezonit, aq më tepër që objektivat në kampionat janë vështirë të realizohen, pra të arrihet sërish kualifikimi në Champions.

Kjo do të thotë se duhet ecur sa më shumë përpara që të jetë e mundur këtë edicion. Atalanta dhe Gjimshiti kanë nevojë për një fitore, për të qenë shumë pranë kalimit të fazës së grupit.

Skuadra italiane ka 13 pikë, duke qenë në vendin e 8-të, dhe i duhet të ruajë të paktën këtë pozicion për të mos iu dashur të kalojë nëpër play off.

Kapiteni I Shqipërisë ka luajtur 25 ndeshje këtë vit sportiv me një gol të shënuar, ndërsa ka humbur gjithsej katër ndeshje, dy prej të cilave i dëmtuar, dhe dy i mbajtur në stol.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!