Berat Gjimshiti është një nga lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare. Mbrojtësi i Atalantës foli për Supersport pas fitores 3-2 kundër Bjellorusisë, ku ndër të tjera tha:
“Besojmë që ekipi dha gjithçka në fushë. E dinim që do futeshim në fushë për fitore. E di që loja u hap kur shkoi 3-2. Deri në atë moment bëmë lojë të mirë, por pastaj e vumë veten në vështirësi. Nuk e filluam ndeshjen aq mirë sa menduam, dhe pse kishte shumë lojtarë të rinj me shumë cilësi.
Të gjithë e kanë dhënë kontributin e tyre. Edhe ata që kanë luajtur më pak janë gjithmonë lojtarët më të rëndësishëm për ne. Në fillim nuk ecëm mbarë, por këto dy ndeshjet e fundit i fituam dhe ia dolëm të kapnim vendin e parë“, u shpreh Berat Gjimshiti. /abcnews.al