Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjimshiti, drejt “podiumit”/ Shqiptarit i afrohet vendit të tretë për ndeshjet tek Atalanta

schedule12:48 - 5 Prill, 2026

schedule 12:48 - 5 Prill, 2026

Besohet një ditë do të jetë rekordmen edhe në kombëtare.

Berat Gjimshiti ka 70 ndeshje me Shqipërinë, ende 27 paraqitje prapa Elseid Hysajt, por mundësitë janë për t’ia dalë.

Ndërkohë, kapiteni aktual kuqezi është në garë me kohën për t’u ngjitur sa më lart në këtë renditje tek Atalanta.



Mbrojtësi I qendrës mund të arrijë vendin e katërt këtë fundjavë, ndërsa skuadra e tij luan në Serinë A.

Me 326 ndeshje gjithsej me fanelën zikaltër, ai është një sfidë prapa ish-lojtarit bergamask, Valter Bonaçina, që e ka mbyllur me kohë karrierën.

Me të arritur Bonaçinën, në shënjestër do të jetë kroati Mario Pashaliç, I cili mbetet lojtar I Atalantës, dhe që ka 335 ndeshje për klubin.

Kjo do të thotë se diferenca është vetëm 9 dhe shpresa për t’u ngjitur deri në podium është e plotë për Gjimshitin.

Vështirë se do të arrinte më shumë sepse në vend të dytë është Xhanpaolo Belini me 435 paraqitje, pra me më shumë se 100 ndeshje mbi shqiptarin.

Ai që ka festuar rekordin është kapiteni I tanishëm Marten De Ron, që arriti në 436 ndeshje për Atalantën.

Gjimshiti ka 11 gola e 10 asistë për bergamaskët gjithsej, ka 277 ndeshje në Serinë A dhe mban rekordin në Champions ndër shqiptarët me 38 paraqitje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!