Gjimshiti “çmend” Interin, zikaltërtit e “projektojnë” lider në mbrojtje

schedule14:47 - 8 Mars, 2022

schedule 14:47 - 8 Mars, 2022

Berat Gjimshiti është padiskutim një nga lojtarët më të mirë që Atalanta ka në gjirin e saj. Lideri i mbrojtjes së kombëtares shqiptare, është kthyer në një lojtarë të padiskutueshëm në prapavijën e skuadrës “bergamaske”.

Një titullarë i padiskutueshëm me skuadrën italiane, ku Gjimshiti nuk ka kryes siç duhet vetëm detyrat mbrojtëse të tij, por ka bërë edhe rolin e “bomberit” kur është thirrur në “skenë”, mjaftojmë të kujtojmë atë mbrëmje të paharrueshme ndaj Olympiacos në Europa League, ku 26-vjeçari shënoi dopietë.

Paraqitje këto që kanë tërhequr vëmendjen  e shumë klubeve, ku në “pole”position” qëndron Interi. Kampionët e Italisë kërkojnë të rinovojnë repartin e mbrojtjes sipas mediave italiane, drejtuesit zikaltër e kanë “projektuar” lider Gjimshitin në prapavijën e tyre.

Kontrata e futbollistit me Atalantës skadon në qershor të vitit 2023 dhe klubi “bergamask”  do preferonte ta shiste një vit me herët sesa ta linte të largohej me parametra zero.

Kartoni i Gjimshitit vlerësohet rreth 15 milionë euro, por në këtë operacion mund të futen dhe lojtarë të tjerë si Lorenzo Pirola apo Andrea Pinamonti. Kalimi tek Interi do të shënonte kulmin e karrierës së Berat Gjimshitit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!