Gjimshiti asist, Ismajli dëmtohet, fat krejt i ndryshëm për dy mbrojtësit e Kombëtares

schedule17:56 - 11 Mars, 2024

schedule 17:56 - 11 Mars, 2024

Ishin sfida tepër të vështira. Dy nga mbrojtësit më të mirë të kombëtares shqiptare kaluan provime të vështirësisë së lartë në Serie A, përkatësisht në fushën e Milan dhe atë të Juventus.

Atalanta arriti një barazim të madh në Torino, dhe në shifrat 2-2 pati meritë edhe Berat Gjimshiti. Në një ndeshje të kampionatit italian, ku për “Bergamaskët” shënoi dy herë Koopmeiners, ndwrsa kapiteni “Kuqezi” shërbeu asistin për golin që vulosi rezultatin.

Natyrisht, Gjimshiti e pati edhe të vështirë, ashtu si gjithë mbrojtja e Atalanta, kur Juventus përmbysi shifrat në 2-1 me rrjetat e Cambiaso dhe Milik, por ekipi mik u mbajt dhe shpresat për në Champions ende nuk janë shuar,

Fat i kundërt për mbrojtësin tjetër të Shqipërisë, Ardian Ismajlin. Pasi luajti shumë mirë për 40 minuta, futbollisti 27-vjeçar nga Kosova ndaloi disa herë lojtarët e Milan, ndonëse Empoli në fund humbi. Pikërisht në aksionin e golit të vendasve, Ismajli pati një dëmtim dhe kërkoi zëvendësim.

Ai doli dhe u duk se kishte një problem në muskujt e këmbës, ndërsa duhen pritur analizat mjekësore për të kuptuar gjendjen. Vlen të theksohet se Ismajli u dëmtua në fund të shtatorit, në ndeshjen në Empoli ndaj Inter, dhe pati shqetësime fizike për rreth një muaj. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!