Është mbyllur takimi i IPKO Superligës mes Gjilanit dhe Arbërisë, me vendasit që kanë fituar me përmbysje me rezultatin 3-1. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh.
Zabergja në minutën e 28-të, i dha avantazhin miqve dhe u duk se do e mbyllnin në epërsi pjesën e parë. Por tre minuta nga fundi i fraksionit të parë të sfidës, Kurtaj barazoi për Gjilanin.
Pjesa e dytë, foli e gjitha për Gjilanin, që shënoi dhe dy herë të tjera, me anë të Kqiku (60’) dhe Nikac (82’). Gjilani rikthehet te fitorja dhe pas 5 javësh kampionat, numëron 8 pikë, duke ruajtur provizorisht vendin e tretë në tabelë./abcnews.al

