Gjilani nuk i ndal rinovimet me titullarët, firmos ish-lojtari i Flamurtarit

schedule10:16 - 26 Maj, 2021

schedule 10:16 - 26 Maj, 2021

Gjilani vijon me rinovimet e kontratave. Fillimisht firmosën Enea Koliçi dhe Gerhard Progni, ndërsa një ditë më parë u konfirmua marrëveshja e re edhe me Besar Musollin, i cili nënshkroi për 3 vite.

Ditën e sotme klubi dardan ka bërë me dije se një tjetër titullar do të mbetet pjesë e ekipit dhe bëhet fjalë për mesfushorin Muhamed Useini, i cili ka luajtur me parë me Shkëndijën e Tetovës, Rabotnickin, Renovën dhe në Superiore me Flamurtarin.

“Muhamed Useini me ne deri në vitin 2022. Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Muhamed Useinin edhe për tri edicionet e radhës. Klubi falënderon Muhamedin për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, njofton Gjilani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!