Gjilani nuk has probleme në Klinë, fitojnë edhe Feronikeli me Ferizajn

schedule14:56 - 29 Shkurt, 2020

schedule 14:56 - 29 Shkurt, 2020

Gjilani nuk hasi probleme në Klinë dhe mposhti 4-0 vendasit e Dukagjinit. Kroati Busic zhbllokoi ndeshjen që në minutën e dytë dhe gjithçka u bë më e lehtë për miqtë. Sebino Plaku dyfishoi në mesin e pjesës së parë, ndërsa golin e gjetën edhe Franc Veliu e Gerhard Progni në pjesën e dytë.

Fitore e rëndësishme për skuadrën e Mezanit që është ngjitur në kuotën e 38 pikëvë. Feronikeli u rikthye te fitorja pas dy ndeshjeve dhe triumfoi në Drenas kundër Trepça ’89. Miqtë nga Mitrovica mbeten me një lojtar më pak pas largimit me të kuqe të Besmir Bojkut në pjesën e parë dhe Feronikeli përfitoi.

Mendurim Hoti zhbllokoi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, teksa Zekaj dhe Dabiqaj realizuan në minutat shtesë për fitoren me tris. Fitore e madhe për luftën mbijetesë për Ferizajn në shtëpi përballë Llapit. Dren Gashi është heroi i vendasve me dy golat e realizuar, teksa miqtë nga Podujeva vazhdojnë të shfaqin oshilacione.

Ky sukses e ngjit Ferizajn në vend të tretë nga fundi me 22 pikë, ndërsa skuadra e Batatinës numëron gjashtë pikë më shumë. Në orën 17:00 zhvillohet në Prishtinë supersfida mes Prishtinës dhe Ballkanit kryesues, një përballje e rëndësishme për titullin kampion. /abcnews.al

Dukagjini-Gjilani 0-4
(Busic 2′, Plaku 25′, Veliu 79′, Progni 90′)

Ferizaj-Llapi 2-0
(Gashi 3′, 55′)

Feronikeli-Trepça ’89 3-0
(Hoti 51′, Zekaj 90+2′, Dabiqaj 90+3′)

 

Renditja e IPKO Superligës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!