Gjilani vijon merkaton. Klubi dardan, që synon titullin kampion në Kosovë, ka afruar edhe një mesfushor qendre, i cili ka një të shkuar në Turqi me moshat e Bursaspor dhe Fenerbahce. Bëhet fjalë për futbollistin Fatlind Azizi, i cili ka firmosur dhe shihet si pjesë e rëndësishme e Gjilanit në vazhdim.
SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19-vjeçar duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion.
Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vite ishte pjesë e të rinjëve të Bursaspor dhe Fenerbahçes.
Përvoja e tij në kampionatin e të rinjëve në Turqi pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin. Fatlindit i urojmë shumë fat dhe suksese me ngjyrat ‘kuqebardh’ këtë edicion”, shkruan klubi i Gjilanit në njoftimin e bërë. /abcnews.al